Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se pandemia e coronavirusit po përhapet me shpejtësi.
“U deshën 67 ditë që nga rasti i parë për të shkuar numri deri në 100 mijë, 11 ditë për të shkuar deri në 100 mijë raste të reja, dhe vetëm katër ditë për 100 mijë të tjera”, tha Ghebreyesus.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast kreu i OBSH-së, do t’u drejtohet krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 këtë javë për t’u kërkuar atyre që të punojnë së bashku për të rritur prodhimin e pajisjeve mbrojtëse.
Coronavirusi ka infektuar deri më tani 354,718 persona në të gjithë botën, ndërsa 15,437 të tjerë kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/