Site icon Telegrafi

OBSH: Coronavirusi mund të bëhet endemik sikurse HIV

Coronavirusi që shkakton COVID-19 mund të bëhet endemik si HIV, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Është e rëndësishme të mendohet se ky virus, mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona, dhe mund të mos largohet kurrë”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH.

“Nuk mendoj se dikush mund të parashikojë se kur do të zhduket kjo sëmundje. Nuk është asgjë e sigurt dhe nuk ka ende datë të saktë”, u shpreh ai.

“Kjo sëmundje mund të zgjerohet në problem më të madh, ose edhe jo”, ka shtuar Ryan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi,  më shumë se 100 vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar kundër këtij virusi, përfshirë disa në provat klinike, por ekspertët kanë paralajmëruar vështirësitë e gjetjes së vaksinave që janë efektive kundër coronaviruseve.

Ryan vuri në dukje se vaksina ekziston edhe për sëmundje të tjera, siç është fruthi, mirëpo që sëmundja nuk është eleminuar./Telegrafi/

Exit mobile version