Telegrafi

OBSH: 151 mijë civilë të vdekur në Irak 2003-2006

Numri bazohet nga rezultati i hetimeve të bëra për shëndetin familjar dhe në bazë të një sondazhi zhvilluar me 9.300 pjesëtarë të familjeve irakiane.

Ekspertët e kësaj Organizatës pranojnë se numri i viktimave civile nga gabimet e bëra lëvizte nga 104 mijë deri në 223 mijë.

Ky studim hulumtues është bërë për periudhën kohore mars 2003 dhe qershor 2006, ku si pasojë e zhvillimeve të dhunshme, çdo ditë kanë vdekur 123 irakianë.

Më të prekur janë para së gjithash burrat nga mosha 15 dhe 59 vjeç.

Numri i ushtarëve amerikanë të vdekur në Irak aktualisht është 4 mijë, ndërsa nga forcat mbrojtëse të Irakut janë gjithsej 6 mijë ushtarë që kanë humbur jetën. /D-Welle/