Telegrafi

Obsesioni i fundit: Flokë ylberi me prerje të thella (Foto)

Në momentin kur e shihni Kirsten Stewart dhe Katy Perryn me të njëjtin stil të flokëve, ju do ta kuptoni se ai stil do të bëhet trend.

Por, ndryshe nga trendet e fundmit të mërzitshme që i kemi parë, ky trendi i fundit me të vërtet se është interesant.

Flokët ylberi janë vetëm për guximtaret, e gjithashtu edhe prerjet e këtij stili! Prandaj, kombinimi i flokëve ylberi me prerje të flokëve deri në skalp është dëshmi se jeni me të vërtetë guximtare.

Stilistja e flokëve Janine Ker është përgjegjëse për këtë ide, ndërsa llogaria e saj në Instagram është e mbushur me fotografi të këtij trendi mallëngjyes.

Pra, mos u çuditni nëse së shpejti këtë pamje do ta hasni në festivale dhe plazhe! /Telegrafi/