Telegrafi

OBRM: Zaevi të mos bëjë tregti me interesat kombëtare dhe shtetërore

Përplasjet LSDM – OBRM vazhdojnë edhe në ditën e sotme kur duhet të vazhdojë puna e komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-ja edhe një herë i bëri thirrje Zoran Zaevit që, siç thonë, të mos bëjë tregti me interesat kombëtare dhe shtetërore vetëm për të shpëtuar nga krimet që i ka bërë.

Sipas OBRM-së, qytetarët nuk lejojnë, siç thuhet në reagim, që Zaevi të arrijë marrëveshje për dygjuhësi, ndërrim të kartëmonedhave, uniformave, të diskutojë për himnin, stemën dhe flamurin, si edhe të fillojë me procesin e kantonizimit dhe federalizimit të vendit./Telegrafi/