Telegrafi

OBRM-PP do të shkojë në zgjedhje me bllokun e djathtë opozitar

Në seancën e komitetit ekzekutiv të partisë OBRM-Popullore, që u mbajt dje, para anëtarëve të kësaj partie janë propozuar tre opsione se si të shkohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozimi i parë ka qenë që në zgjedhje të shkojnë të pavarur, propozimi i dytë ka qenë që në zgjedhje të dalin me OBRM-PDUKM-në dhe propozimi i tretë të jenë me bllokun e qendrës së djathtë për të cilin kanë votuar 6 anëtarë të kësaj partie.

Pas votimit është marrë vendimi përfundimtar që partia OBRM-Popullore, të bashkëpunojë me bllokun e djathtë ku është formuar komision prej tre anëtarëve që të zhvillojnë bisedimet me partitë nga ky bllok./Telegrafi/