“Partia OBRM-Partia Popullore e informon opinionin se prej vitit 2011 ku askush nuk ka menduar të bëjë ndonjë ndryshim, ne kemi marr iniciativë për ndryshimin e modelit zgjedhor, përcjell Telegrafi.
Jemi të bindur se me ndryshimin e Ligjit për zgjedhje gjegjësisht në vend të gjashtë njësive zgjedhore, të bëhet në njësi zgjedhore do të fitojmë pluralizëm të vërtet, ndërsa me këtë do të fitojmë demokraci të vërtet në shoqërinë e Maqedonisë.
Gjithashtu, propozojmë, që të hiqet pragu zgjedhor për hyrje në Kuvend si dhe të ndryshohen rregullat e lojës dhe të sjellë financimi shtetëror me shpërndarjen e 0.3 për qind nga buxheti i Republikën e Maqedonisë.
Partia OBRM-Popullore u bënë thirrje të gjithë që ta përkrahin këtë iniciativë, sepse vetëm me këtë model mund të kënaq kriteret e shoqërisë për zgjedhje ferr dhe demokratike ku në rend të parë do të jetë vullneti i votuesit në të gjithë shtetin”, thuhet në deklaratën e Partisë OBRM-Popullore. /Telegrafi/