Telegrafi

OBRM-Popullore: Të gjithë fshatrat në Maqedoni duhet të bëhen komuna

Lideri i partisë OBRM-Popullore, Ljupço Georgievski propozon që secili fshat të bëhet komunë në vete dhe me këtë të fitojë mbështetje politike dhe ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ide do të jetë pjesë e programit të partisë së tij, nëse do të ketë zgjedhje. Ai thotë se çdi dotë e dëgjojmë LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në se si bëjnë gara për zgjidhje të mikroproblemeve, prandaj Georgievski dëshiron që të ofrojë zgjidhje politike sistematiek, që sipas ti, do të sjellë ndryshime të shumëta në Maqedoni.

Në lidhje me pronën e OBRM-PDUKM-së, Georgievski thotë se kanë lënë shumë hapësira në Shkup dhe në disa vende tjera, duke theksuar se vlera është e diskutueshme, por një gjë është e sigurtë sipas tij, prona e kësaj partie ka një rritje drastike të kapitalit.

Ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së thotë se është më së afërmi për bashkëpunim me partitë e djathta, por ka kontakte edhe me LSDM-në, duke deklaruar se ndjenjë që LSDM-ja ka hequr dorë nga koalicioni i gjërë./Telegrafi/