Telegrafi

OBRM-Popullore propozon ndryshime kushtetuese për PSP-në

OBRM-Popullore i konsideron si të paarsyeshme, joparimore dhe të pahijshme, trysnitë ultimative të qarqeve të caktuara mbi Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, për deklarimin rreth kushtetueshmërisë së ekzistimit të PSP-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për t’u tejkaluar kjo çështje, OBRM-Popullore propozon sjelljen e amandamenteve nga ana e kuvendit, që do të bëhen pjesë përbërëse e Kushtetutës së vendit, të cilat do ta vërtetojnë kushtetueshmërinë e PSP-së dhe institucioneve tjera mbështetëse.

Kjo parti kërkon që të mbështetet ky mendim, pasi që një praktikë e tillë është zbatuar edhe në vende tjera dhe është treguar e suksesshme./Telegrafi/