Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së i bëhet thirrje Zaevit që të pranojë propozimin e Hristijan Mickoskit që liderët e partive që janë kandidat për manatar nëse humbin zgjedhjet të braktisin politikën.
“LSDM dhe Zoran Zaev janë në panik dhe për këtë shkak ikin nga përgjegjësia. Zaev të pranojë propozimin e kryetarit Mickoski, që liderët e partive që janë në garë në zgjedhje kuvendare, nëse i humbin zgjedhjet të tërhiqen prej politikës”, shprehen nga partia opozitare maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Zaev të pranojë këtë propozim duke thënë se liderët e partive politike duhet të marrin përgjegjësi për politikat e tyre.
“Vendosja e sistemit kandidat për mandatar është praktikë evropiane”, thonë nga OBRM-PDUKM duke propozuar që pas zgjedhjeve do të propozojnë ligj për kontrollimin e pasurive të politikanëve./Telegrafi/