Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zgjidhja më e mirë është të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare

Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së ka mbajtur mbrëmë mbledhje ku ka sjellur konkluzinin se Komiteti ekzekutiv i kësaj partie duhet të vazhdojë, siç thonë, t’u kundërvihet tentimeve për ridefinimin e shtetit nga shumëetnik në dykombësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kumtesës së kësaj partie, OBRM-PDUKM-ja mbetet në qëndrimet se zgjidhje më e mirë për vendin janë zgjedhjet e reja lokale dhe parlamentare, ose të mbështetet LSDM-ja dhe kjo parti ta hedh poshtë Deklaratën politike shqiptare.

Më tej, Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së konsideron se fituesi në bllokun shqiptarë ka vendosur që të mos koalicionojë me fituesin në bllokun maqedonas, duke e dërguar në opozitë, që sipas kësaj partie, do të thotë se ka vendosur që të luaj me vullnetin e shumicës së qytetarëve maqedonas të cilët e kanë votuar OBRM-PDUKM-në.

Qëndrimi përfundimtar i kësaj partie është se duhet të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme./Telegrafi/