Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zgjedhjet parlamentare do të jenë anketa e vërtetë e vullnetit të qytetarëve

OBRM-PDUKM përmes një komunikate ka reaguar ndaj anketës më të re të Brima Gallup, e cila u publikua gjatë ditës së sotme, ndërsa është realizuar ngjatë muajit qershor këtë vit.

Lexo po ashtu Anketë: Ky është mendimi i qytetarëve për ndryshimin e pushtetit në Maqedoni

Sipas OBRM-PDUKM-së, anketa është bërë me qëllim të inkurajojë anëtarët e LSDM-së dhe të krijojë përceptime të rrejshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM përshëndet anketën dhe inkurajojmë LSDM-në të vazhdojë me aktivitetet e tyre dhe sa më parë të shpallin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku do të jetë anketa e vërtetë e vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version