Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme për të dalë nga kriza

OBRM-PDUKM ka komunikim me të gjitha partitë më të mëdha opozitare dhe sigurisht që përkrah çdo iniciativë të sinqertë që ka për qëllim rrëzimin e kësaj qeverie, e cila është rekordmene sa i përket inflacionit, varfërisë dhe krimit, thotë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vlado Misajlovski duke komentuar propozimin e Bilall Kasamit, fillimisht për zgjedhje të parakohshme parlamentare, e më pas ndryshime kushtetuese.

Misajlovski theksoi se është e pashmangshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sepse situata në vend po bëhet gjithnjë e më alarmante dhe dramatike sepse Maqedonia është e mbërthyer në krim dhe korrupsion, siç tha ai, më së miri do të ishte që vetë Kovaçevski të jepte dorëheqjen dhe të mos shkaktonte dëme shtesë në vend.

“Për çdo skenar më të detajuar që do të ishte në atë drejtim, ne do të përmbaheshim nga komentet publike në këtë moment sepse përmban detaje se cilët janë të gjithë faktorët politikë që duan ndryshime dhe të gjithë duhet të pajtohen që kjo të ndodhë”, tha ai.