Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zgjedhjet e parakohshme nxjerrin vendin nga krizat

Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së, në seancën e mbajtur mbarë ka diskutuar për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, marrëdhëniet me Bullgarinë kurse ka miratuar edhe vendime kadrovike.

Asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija raportet Shkup-Sofje ka vlerësuar Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së. Sipas tyre, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë, në vend që të sjellë raporte miqësore, paraqet “një pemë që rrit fryte të helmuara”.

“Asnjëherë nuk ka pasur kaq pasiguri në raportet Maqedoni – Bullgari, kurse e keqja është se vazhdimisht zgjerohet politika shantazhuese bullgare për të mohuar popullin, identitetin dhe gjuhën maqedonase. Fajtor për këtë është qeveria e Kovaçevskit, e cila në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve maqedonas u pajtua dhe mundësoi që Bullgaria të vendos kërkesa të reja”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Maqedonia asnjëherë nuk e ka pasur gjendjen kaq të vështirë ekonomike, kurse gjithnjë e më shumë po thyhen rekorde për inflacionin, ka konkluduar OBRM-PDUKM-ja duke drejtuar akuza se Qeveria është e paaftë të mbrojë qytetarët nga shtrenjtimet e vazhdueshme.

“Kjo Qeveri është e aftë vetëm për krime dhe korrupsion që dëshmohet nga Raporti i fundit i Transparency International. Për këtë shkak, shpëtimi i vetëm dhe dalja nga kjo situatë, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që të vijë një qeveri për të nxjerrë vendin nga balta që e kanë futur LSDM dhe BDI”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version