Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zgjedhje të reja për të dalur nga kriza

Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka vendosur që mediat rreth takimit t’i njoftojë përmes një komunikate, pasi nuk dha deklaratë para gazetarëve. OBRM-PDUKM-ja edhe këtë herë ka përsëritur qëndrimin për zgjedhje të reja për të daluar nga kriza, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga ana e OBRM-PDUKM-së është shprehur pakënaqësi nga platforma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe pasojat negative që shkaktohen nga ndërhyrja brutale në punët e brendshme të shtetit fqinj. Gjithashtu është shkaktuar fakti për prishjen e parimit për koalicion “fituesi me fituesin” pas zgjedhjeve. Duke folur për zgjidhjet e mundshme, OBRM-PDUKM-ja përsëriti vlerësimin se mbajtja e zgjedhjeve të reja është zgjidhja më e mirë”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/