Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaevi, i shet emrin shtetit, historinë dhe kombin

Siç po kalon koha, ashtu në sipërfaqe gjithnjë e më shumë del veprimi joprofesional, joligjor dhe joobjektiv i PSP-së e cila është prokurori politike, e drejtuar nga ana e LSD me një qëllim të vetëm ta nxijë udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së, thonë nga partia opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët e lexuan PSP-në. Tanimë secili e ka të qartë mënyrën me të cilin një institucion i shekullit 21 në një vend demokratik krijon raste të montuara politike pa dëshmi, pa argumente bazë jashtë prej të gjitha normave dhe standardeve ligjore. PSP-ja është faqe e errët e gjyqësisë së Maqedonisë, ndërsa qytetarët e shohin se është instrument politik dhe turpërohen prej tij”, tha Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM në deklaratën e dhënë para PSP-së.

Nga atje theksojnë se PSP, me të gjitha akuzat që i ngriti dhe hetimet që i zbatoi, dëshmoi se bëhet fjalë për porosi politike dhe konstruksione të cilat nuk kanë lidhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Atmosfera e tillë, shtoi është e nevojshme derisa “Zaevi i shet emrin e shtetit, emrin e gjuhës, historinë dhe kombin dhe është perde e tymi e cila duhet t’i defokusoj qytetarët nga çështjet thelbësore. /Telegrafi/