Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media e akuzon Zoran Zaevin se qëndron pas Boki 13 dhe Katica Janevës.
Ata thonë se me LSDM-në dhe Zoran Zaevin në pushtet, çdo afarist ose qytetar i thjeshtë mund të bëhet viktimë.
“Askush nuk beson në tregimet se pas zhvatjes dhe kërcënimit të biznesmenëve qëndrojnë vetëm të akuzuarit Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Çdo kush e di se pas tyre qëndron pushtet, në krye me Zoran Zaevin”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se më 12 prill, qytetarët do t’i thonë Zoran Zaevit dhe LSDM-së se është mjaft./Telegrafi/