Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaevi promovon politikë sorosiane konfliktuoze

OBRM-PDUKM-ja vazhdon të këmbëngulë në zgjedhje të reja parlamentare, siç thonë, për shkak se populli e kërkon një gjë të tillë, ndërkaq akuzojnë se kriza është e imponuar nga LSDM-ja dhe se duhet që të merr fund, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-ja e akuzoi LSDM-në se është parti që punon, siç thonë, për xhepat e tyre dhe se nuk mendojnë për të ardhmen e qytetarëve.

Kjo parti konsideron se Zaevi qëndron pas Deklaratës politike shqitpare dhe se promovon politikë sorosiane të shkaktimit të konflikteve me qëndrime ende më të rrezikshme, siç është rishkrimi i kufijve të Ballkanit./Telegrafi/