Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaevi është i vetëdijshëm se nuk do të mbështetet në zgjedhjet lokale

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese thekson se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi janë të vetëdijshëm se në zgjedhjet lokale të 15 tetorit nuk do të marrin mbështetje nga qytetarët.

“LSDM dhe Zaevi për shkak të frikës dhe panikut se do të humbin zgjedhjet lokale, kanë liruar kriminelë nga burgu. Në vend të programit, projekteve dhe vendimeve, LSDM dhe Zaevi mendojnë se si kriminelët dhe shkelësit e ligjeve të vendosen në përdorim para zgjedhjeve lokale”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se me lirimin e Bajrush Sejdiut nga burgu tregon se për LSDM-në dhe Zaevin nuk janë të gjithë të barabartë. Dhe se kriminelët do t’i vendos në shërbim të tij.

“Me lirimin e Agim Krasniqit dhe Bajrush Sejdiut, LSDM dhe Zaevi janë bërë sinonim i banditizmit, krimit dhe dhunës”, thonë nga partia opozitare.

Ata në fund shtojnë se në zgjedhjet lokale qytetarët do ta dënojnë qevrisjen e LSDM-së./Telegrafi/