Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaevi dhe 80 deputetët tjerë nuk kanë marrë mandat që ta fshijnë emrin e shtetit, identitetin, historinë, traditën dhe kulturën.
Ata shtojnë se Kushtetuta e Maqedonisë nuk ka nevojë dhe nuk duhet të ndryshohet, përcjell Telegrafi Maqedoni,
“Kjo u tregua qartë edhe nga qytetarët të cilët nuk dhanë mbështetje në referendum dhe kundërshtuan ndryshimin e emrit, historisë, kulturës dhe traditës së tyre. Vullnetin e tyre, pushteti dhe deputetët duhet ta respektojnë dhe jo ta shkelin në mënyrë të dhunshme”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti në fund shtojnë se Zoran Zaevi dhe LSDM-ja shumë shpejtë do të ballafaqohen me qytetarët dhe qeverisja e tyre do të shkojë në histori./Telegrafi/