Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaev po lavdërohet me atë që qytetarët po turpërohen”.
Sipas OBRM-PDUKM-së qytetarët janë përçmuar me marrëveshjen e Prespës ndërsa Zaev po krenohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zoran Zaev është udhëheqësi kryesor i përndjekjes politike. Në Republikën e Maqedonisë shteti i së drejtës u degradua dhe kjo është faj i drejtpërdrejtë i Zaevit dhe LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Zaev njofti përsëri do të godasë të varfrit ndërsa kufizimi i komunikacionit në qendër të qyteteve është goditje ndaj të varfërve që s’kanë automjete të shtrenjta.
Sipas OBRM-PDUKM-së qeveria nuk ka projekte kapitale ndërsa këtë e konfirmoi edhe vet Zaevi.
“Gazifikimi që lavdërohet Zaevi është projekt i OBRM-PDUKM-së, dhe jo i LSDM që dëshiron të lavdërohet Zaev, e njëjta është edhe me autostradën Shtip-Milladinovci dhe projekte tjera”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Zaev, thonë nga OBRM-PDUKM, pa turp flet për nepotizmin ndërsa fëmijët e deputetëve Mira Dizell dhe Milleva Gjorgjieva nuk dhanë dorëheqje, nuk dha dorëheqja as bija e deputetes Lalçevska dhe as bashkëshortja e deputetit Sashko Kostov.
“Zoran Zaev sonte tregoi se si nuk duhet të jesh kryeministër i Republikës së Maqedonisë. LSDM dhe Zoran Zaevin duhet të ikin”, thuhet në fund të njoftimit të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/