Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev pë dy vite në pushtet nuk bëri asgjë përveç vjedhjes

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “investimet kapitale janë në nivelin më të ulët në historinë e Republikës së Maqedonisë. Paaftësia e Zaevit shkon deri te ajo që nuk mund t’i përfundojë projektet që OBRM-PDUKM i nisi”.

“Zaev harroi për 600 kilometra austradë të premtuara, 550 kilometra rrugë rajonale dhe 1,110 kilometra rrugë lokale që i premtonte para zgjedhjeve para dy viteve”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se këto projekte që Zoran Zaev dhe ministrat e tij lavdërohen janë të OBRM-PDUKM-së dhe se ky fakt nuk mund të kontestohet për shkak se qytetarët e dinë mirë se kush ka ndërtuar këto autostrada

“Qytetarët e panë se për dy vite pushtet të Zaev, përveç vjedhjes nuk panë asgjë tjetër. LSDM dhe Zoran Zaev vërtetuan se nuk mund të realizojnë asgjë. Qytetarët e Maqedonisë do ta dënojnë LSDM-në dhe gënjeshtrat e tyre”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/