Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev nuk mund të bëjë tregti me interesat shtetërore dhe kombëtare

OBRM-PDUKM-ja ka lëshuar një kumtesë për media në të cilën e akuzon kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, se po bën tregti me interesat kombëtare dhe shtetërore. Nga partia e Gruevskit thonë se Zaevi mund të bëjë tregti me interesat e tij peronale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Krimineli i falur Zoran Zaev mund të bëjë tregti me intresat personale. Ai mund të shes interesat në firmat familjare të cilët kanë fshehur miliona euro të vjedhura nga populli. Krimineli i falur mund të bëjë tregti me interesat e partisë që e udhëheq. Populli e ka lexuar kriminelin e falur Zaev, populli e mposhti Zaevin në zgjedhje. Programi i tij mori vetëm 430 mijë vota. Tjerat janë gënjeshtra dhe manipulime. OBRM-PDUKM-ja i hedh poshtë kërcënimet dhe Deklaratën e Tiranës. OBRM-PDUKM-ja dhe publikisht njoftoi se nuk ka për qëllim që formojë qeveri me çdo çmim”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/