Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev në vitin 2020 e gjunjëzoi Maqedoninë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së “Zoran Zaev premtoi shimë, por asgjë nuk realizoi”.

“Viti 2020 është vit i dështimeve, krimeve, zgjedhjeve të kurdisure dhe paaftësisë së Qeverisë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre ky vit do të mbahet mend si viti më i keq për Maqedoninë.

Ata shtojnë se Zoran Zaev zbatoi zgjedhje talebanësh, me ryshfet, dhunë dhe parregullsi. LSDM arriti ta falimentojë, Zaevi është kapur se si jep tokë për ndërtimin e banesave në Shik Jelak, Bojan Jovanovski tha se paratë e “Haraçiot’ përfunduan te Zoran dhe Vice Zaev, familja Zaev shkelnin orën policore, LSDM lejoi shteti të hyjë në borxh mbi 1 miliardë euro për tre muaj dhe borxhi u rrit në 60%.

“Kilogrami i ryshit u shit për 1 denarë, ndërsa kilogrami i duhanit u shit me çmim të një paketë cigaresh. Liqenet i shmrazën dhe lanë Maqedoni gati pa ujë, i harxhuan të gjitha mënyrat për vjedhje, në fund harxhonin para evropiane, Maqedonia përjetoi debakël. Nuk ka nisje të bisedime edhe pse Zaev premtoi fillim të bisedimeve në dhjetor, populli e kapi në shitjen e identitetit, gjuhës dhe historisë. Maqedonia hyri në recesion, morëm veto për në BE, Pandemia e COVID-19 solli gati 2.5000 të vdekur dhe 83.000 infektime, Qeveria blen media me para shtetërore. Zaev i ndau Makpetrollit 15 milionë euro “, thuhet në fund të njoftimit të kësaj partie./Telegrafi/