Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev gënjeu, rriti buxhetin dhe askush nuk din se ku po shpenzohen paratë

Nëpërmjet një njoftimit të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “banda kriminale në krye me mashtruesin Zoran Zaev e përgatit buxhetin më të madh në historinë e Republikës së Maqedonisë, i rëndë katër miliardë euro”.

“Përderisa ishte në opozitë kritikonte se buxheti ka qenë i madh, duke premtuar se do të zvogëlojë dhe do të ulë borxhet. Zaev gënjeu. Borxhet vazhdimisht po rriten, investime kapital s’ka, dhe askush nuk nuk din ku po shpenzohen paratë”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, përmes tenderëve kriminalë dhe punësimeve partiake, paratë e qytetarëve përfundojnë te funksionarë e lartë partiak të LSDM-së.

Ata shtojnë se Zaev ka shpenzuar 10 miliardë denarë gjatë këtyre tre viteve ndërsa qytetarët mezi kalojnë muajin dhe se gjysma e qytetarëve kalojnë ditën me një ushqim gjatë ditës duke jetuar në varfëri./Telegrafi/