Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev frikësohet nga populli që sonte marshoi për drejtësi

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zaev frikësohet nga populli i tij i cili sonte marshoi për drejtësi dhe t’i jepet fund bandës kriminale zhvatëse”.

Sipas tyre, paniku në LSDM është i madh për shkak se janë të vetëdijshëm se udhëheqësia e LSDM-së, sipas OBRM-PDUKM-së, është e përfshirë në tenderë kriminal, grante dhe zhvatje.

“Pas 12 prillit prokuroria do të lirohet, Zaevi nuk do të caktojë për kë do të montohen procese gjyqësore, nuk do të mund të amnistojë Zaevi veten dhe kriminelët që i mbledh rreth tij. Të gjithë do të japin përgjegjësi për krimet që i kryen gjatë tre viteve”, shprehen nga partia e Mickoskit.

Ata shtojnë se Zaevin nuk do ta shpëtojë as ligji që u miratua me dhunë dhe me kontrabandë për Prokurori Publike dhe as Ruskoska e Joveski.

“Karriera politike e këtij njeriu ka përfunduar, s’ka vend për të në politikë”, shprehen nga kjo parti./Telegrafi/