Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev është fajtori direkt për ngritjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe në Çair

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese me shkrim fajëson kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për përhapjen e shovinizmit dhe irredentizmit në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas heqjes së flamurit maqedonas në qendër të Kumanovës, sot edhe në ndeshje futbolli mes Vardarit dhe Shkupi në Çair është shfaqur flamuri i Shqipërisë së Madhe. Zaev është drejtpërdrejtë i përfshirë në përhapjen e shovinozmit dhe irredentizmit, i cili e ka përfshirë shtetin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti i bëjnë pyetje Zoran Zaevit nëse është i kënaqur me rezultatin e arritur në veprimtarinë e tij./Telegrafi/