Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev e ndau shoqërinë e Maqedonisë si asnjëherë më parë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “frika e Zaevit nga ballafaqimi me qytetarët në zgjedhjet e parakohshme kuvendare është edhe një tregues se qëllimi i tij i vetëm është të vazhdojë funksionimi i kartelit kriminal që i varfëron dhe vjedh qytetarët e Maqedonisë. I amnistuari Zaevi i interesojnë vetëm tenderët kriminal dhe grandet që u bënë valutë kryesore për pagesën e partiakëve”.

“LSDM çoi ekonominë mbrapa përderisa qytetarët ende po e presin rrogën prej 500 eurove. Institucionet janë shkatërruar, gjyqësia e partizuar, shëndetësia në kaos, arsimi i pareformuar”, thonë nga OBRM-PDUM duke shtuar se vetëm kompanitë dhe familjet e afërta të Zaevit dhe Angjushevit jetojnë më mirë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, në vend se t’i realizojë premtimet për një Shoqëri, Zaev i ndau shoqërinë e Maqedonisë si asnjëherë më parë dhe se sjellja kundër kushtetuese e Ligjit për përdorimin e gjuhëve e paralizoi shtetin dhe do t’i kushtojë Maqedonisë shumë para.

“Marrëveshja e Prespës për ndryshimin e emrit është edhe një humbje që Zoran Zaev ua paraqet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ky pushtet i paaftë duhet të ikë. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë më mirë, meritojnë të ardhme me prosperitet dhe standard të lartë.”, thonë nga OBRM-PDUKM duke i kërkuar Zoran Zaevi zgjedhjet të parakohshme kuvendare./Telegrafi/

Exit mobile version