Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev e ka premtuar edhe të pamundurën vetëm sa të fitojë një votë më shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “po dalin të gjitha gënjeshtrat e Zoran Zaevit të zgjedhjeve të parakohshme kuvendare të vitit 2012. Zaev ka premtuar të pamundurën vetëm sa të fitojë një votë më shumë”.

“Premtimi i punësimit të 300 pilotëve nga Haraçina është e turpshme. Të gënjeni një vend të tërë se vetëm në atë vend do të punësoni 300 pilotë është kulmi i dyftyrësisë dhe shaka me gjendja në të cilën gjendet njerëzit”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se që nga pavarësia e Maqedonisë nuk ka pasur 300 pilotë dhe që të pranohet ato 300 pilotë duhet të trajnohen dhe askush nuk mund të garantojë se të gjithë që kanë nisur me trajnim do të përfundojnë trajnimin.

“Të turpshme janë gënjeshtrat e Zaev. Duke marrë parasysh se si gënjen mund të paramendojmë se sa gënjeshtra të reja do të dalin në të ardhmen. Zaev tashmë nuk ka kredibilitet dhe për këtë shkak duhet të ikë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/