Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev dhe PSP akoma heshtin për rastin “Puç”

OBRM-PDUKM-ja sot në një konferencë për shtyp theksoi se për dy javë me rradhë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ishte i akuzuar në rastin “Puç” dhe PSP-ja nuk kanë dalur të sqarohen para opinionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për rastin “Puç” ka pasur akt gjyqësor të fuqishëm, me fakte të cilat kanë punuar organet kompetente. Dorëheqja nga ky rast paraqet dorëheqje nga betimi që do të punohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve dhe në interes dhe mbrojtje të qytetarëve”, deklaroi Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM-ja.

Sipas Kostovskit, PSP-ja me vendimin për t’u tërhequr rasti “Puç”, vërtetoi se kjo prokurori punon me urdhra partiake./Telegrafi/