Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev dëshiron të jemi shtet pa histori dhe popull pa trashëgimi

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një komunikate thekson se Zoran Zaev dhe LSDM po keqpërdorin eurointegrimin e Maqedonisë që të arsyetojnë marrëveshjen me Greqinë, e cila sipas tyre, është largim nga gjithçka që është maqedonase.

“LSDM refuzon të jep përgjigje rreth marrëveshjes kapitulluese. Kjo është për shkak të faktit se marrëveshja është e dëmshme dhe mund të shkaktojë pasoja të pakthyeshme për identitetin maqedonas”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se me këtë marrëveshje humbet identiteti institucional që sipas tyre, është komponent e rëndësishme e nacionalizmit.

“Zoran Zaev dhe LSDM dëshirojnë që të jemi popull pa rrënjë, shtet pa histori, popull pa trashëgimi kulturore dhe arkeologjike, ndërsa të rinjtë të mësojnë në sistem arsimor hibrid, sipas dëshirave të fqiut tonë jugor”, thonë nga partia opozitare./Telegrafi/