Telegrafi

OBRM-PDUKM: Vrasjet, vjedhjet dhe rrahjet janë bërë përditshmëri për qytetarët

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon partitë në pushtet se janë të paafta për të menaxhuar me shtetin.

OBRM-PDUKM fajëson qeverinë për ndotjen e ajrit në vend, si dhe për vrasjet të cilat nuk kanë marrë epilog, vjedhjet dhe rrahjet fizike. Sipas tyre, këto ngjarje janë bërë përditshmëri për qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“MPB me LSDM-në dhe Oliver Spasovskin janë bërë sinonim i korrupsionit. Ata në vend që të luftojnë kundër të njëjtit dhe të vendosin rend dhe paqe, po merren me marrëveshje dhe tenderë të dyshimtë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe shtojnë se LSDM duhet sa më parë të largohet nga pushteti./Telegrafi/