Telegrafi

OBRM-PDUKM: Vrasje e re në Rashçe, zyrtarët policorë në vend se t’i zbardhin vrasjet, shkojnë në tubime partiake

“Vrasje e re në Rashçe, sipas informatave më të reja, një person ka humbur jetën me armë zjarri nga ku është shkrepur nga një automjet me tabela bullgare. Maqedonia ngjan si një vend në luftë, dhe jo si shtet në Evropë. Spasovski në vend se ta mbrojë rendin dhe qetësinë publike, shkon në tubime partiake”, akuzoi Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM.

“Inspektorët policorë, në vend se të zbardhin veprat penale dhe të sigurojnë , janë të parë te tubimet e Pendarovski”, tha Gjrogjievski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Zaev, Spasovski dhe Pendarovski duhet të përgjigjen nëse zyrtari policorë Elham Shkreta, i cili e quajti Zaevin ikonë, ka qenë në punë si policë gjatë kohës kur u paraqit në tubim partiak te Pendarovski.

Lexo po ashtu Vrasja në Rashçe, autorët shtien me armë nga një makinë në lëvizje

“Pse Jovçe Remenski dhe zyrtarët tjerë në vend se ta mbrojnë rendin dhe qetësinë publike janë të parët te tubimet e LSDM-së? A është kjo profesionalizimi që premtonte Zaev?” tha Gjorgjievski duke shtuar se policia në vend se të hetojë kriminelët heton qytetarë të pafajshëm./Telegrafi/