Telegrafi

OBRM-PDUKM: Vota për Pendarovskin është votë për mbrojtjen e nepotizmit

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “vota për Pendarovskin është votë për mbrojtjen e nepotizmit dhe grabitjes së parave popullore”.

Sipas OBRM-PDUKM-së përkrahja e Pendarovskit është përkrahje të vazhdojë mbushja e administratës publike me familjarë të funksionarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Votimi për Pendarovskin është votë për Mira Dizell, e cila punësoi djalin në ELEM, i cili ende nuk jep dorëheqje. Vota për Pendarovskin është votë për Mileva Georgieva, Kostadin Kostadinov, Frosina Remenski dhe funksionarët tjerë të cilët administratën publike e shohin si mjet për kujdesin e familjarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM duke i bërë thirrje komisionit për Anti-korrupsion të veprojë menjëherë.

“Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në vend së të presë pas zgjedhjeve, tani duhet ta publikojë raprotin për nepotizëm dhe ndikimet gjatë punësimeve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Qytetarët më 21 prill dhe 5 maj, sipas OBRM-PDUKM-së, do t’i thonë jo nepotizmit, krimit dhe korrupsionit duke i thënë jo Stevo Pendarovskit./Telegrafi/