Rangimi kreditor i Maqedonisë me BB- nga ana e Agjencisë kreditore “Standard and Poor’s”, sipas OBRM-PDUKM-së është falë politikave të mira ekonomike nga qeveria e udhëhequr nga ana e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga Agjencia presin që papunësia të vazhdojë të zvogëlohet në vazhdimësi nga viti në vit dhe në 2020 të arrijë në 21,5%. Në pajtim me projeksionet e tyre, invetimet dhe eksporti do të vazhdojnë të rriten”, deklaroi në konferencën e sotme Kristijan Mickovski nga OBRM-PDUKM.
Ai gjithashtu tha se, këto rezultate të mira ekonomike kanë arritur t’i sjellin edhe përkundër krizës politike të cilën sipas tij, e ka imponuar LSDM-ja./Telegrafi/