OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në se punon në planin e partizimit të tërësishëm të sistemit gjyqësor, që sipas tyre do të realizojë urdhëra partiak.
Nevenka Stamenovska nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se vizioni i LSDM-së është që në Maqedoni të ketë gjyqësi e cila do të zbatojë vetëm porosi partiake dhe ndjekje politike të atyre që nuk mendojnë njëjtë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për këtë arsye LSDM-ja maksimalisht mundohet që në tërësi ta partizojë gjyqësinë dhe ta vendos nën kontroll të saj, si dhe në vitin 1997 kur për një sekondë me një vendim skandaloz LSDM-ja ndërroi 617 gjyktës në Maqedoni”, tha Stamenovska.
Ajo shtoi se dëshmi e pakontestueshme për planin e këtillë të LSDM është siç e quajti, “Këshilli i Fërçkovskit”, që sipas saj, Zaevi përmes këtij këshilli dëshiron të mundësojë vendosje të shërbyesve të LSDM-së që do t’i zbatojnë porositë e saj.
Stamenovska përfundoi se Zaevi me qëllim ka vendosur në këtë këshil Lubomir Fërçkovskin, Margarita Nikollovskën, si dhe Gordan Kallajxhievin./Telegrafi/