Telegrafi

OBRM-PDUKM: Viti i ri filloi me goditje të re në xhepat e qytetarëve

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë partinë në pushtet LSDM-në dhe kryeministrin Zoran Zaev për vendosjen e tatimeve të reja të cilat filluan të zbatohen nga një janari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Viti i ri filloi me goditje të re në xhepat e qytetarëve. Zoran Zaev caktoi tatime të reja të cilat do të ndikojnë në standardin e ulët. Këtë vit do të paguajnë tatime më të larta bujqit, kontraktorët, të punësuarit në industrinë e IT-ve. LSDM në kundërshtim me të dhënat e ekspertëve publik, sektorit të biznesit, odave ekonomike, vazhdoi me zbatimin e politikave të vrazhda për tatimin progresiv, në dëm të qytetarëve me qëllim të arritjeve të interesave të tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje gjithashtu thonë se LSDM ka goditur të varfërit të cilët fatin e kërkojnë nëpër baststore dhe lojërat e fatit.

“Në vend të jetës, qeveria ka sjell errësirë. Në vend të prosperitetit, ka sjell, papunësi dhe kthim prapa. Pas dy vjetëve pushteti nuk ka zgjidhje për problemin më të mëdhë të qytetarëve, si ndotja e ajrit, problemi i cili ka marr mira jetë”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje shtojnë se qytetarët do ta mundin errësirën, do ta mposhtin Zaevin në zgjedhjet e ardhshme dhe do ta dërgojnë në historinë politike./Telegrafi/