Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Videoja tregon se Janeva është kryesi institucional i ‘Haraçit’

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev tha se ‘videoja e publikuar në ‘La Verita’ dhe fjalët që i ka përdorur Boki 13 në video për hapat që do t’i ndërmerr PSP për rastin ‘Perandoria’, tregon se Katica Jenva është kryesi institucional i ‘Haraçit’ milionësh”.

Ai gjithashtu kërkoi përgjegjësi si për zbatuesit ashtu edhe për porositësit, por gjithashtu kërkoi përgjegjësi edhe nga Vilma Ruskovska se pse nuk ka vendosur të ngrisë hetim për Janevë, Kikin dhe Frikin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Janushev, është e pamundur që i gjithë opinioni të flasin për rolin e Kikit dhe Frikit, të dinë për ‘Haraçin’ dhe për humbja e dëshmive nga lënda, ndërsa Ruskovska nuk din asgjë.

Lexo po ashtu Mediumet italiane publikojnë pamjet kur “Boki 13” i merr paratë nga Orce Kamçev

Janushev kërkoi dorëheqje të menjëhershme nga Qeveria dhe zgjedhje të parakohshme kuvendare./Telegrafi/

Exit mobile version