Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM vendosi fshesë para Kuvendit për Pavle Bogoevskin

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanovska prej para Kuvendit me fshesë e porositi kryeministrin Zoran Zaev që të parin ta ndërroje Pavle Bogoevskin nga funksioni i deputetit pas skandalin me publikimin e incizimit audio.

Ajo i bëri thirrje Bogoevskit i cili para tre viteve ka kërkuar drejtësi për të gjithë, te mbështesë anën e drejtësisë dhe të japë dorëheqje nga funksioni për shkak se ka pranuar se ka kryer vepër penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bogoevski pranoi se ilegalisht ka blerë substanca narkotike dhe ka shkelë ligjin. Siç dëgjuam në incizim, Bogoevski ka blerë kokainë, dhe pyesim nëse ai ka legjitimitet si deputet të vendosë në emër të popullit. Bogoevski duhet të përgjigjet se ku ka blerë, nëse e ka rishitur drogën dhe sa kohë është i varur nga substancat narkotike. Nëse është i pastër që nga dita e djeshme duhej të bësh test droge. Ju bëjmë thirrje institucioneve kompetente dhe PThP-së të ngritë procedurë dhe ta mbyll rastin, ndërsa Zaev menjëherë ta kapë fshesën. Nëse nuk ja, ne i dorëzojmë njv para Kuvendint”, tha Stojanovska.

Deputetja, në emër të partisë opozitare maqedonase tha do të ngrisin nismë para Kuvendit me qëllim që Bogoevski ta lëshojë Kuvendin, përkatësisht t’i merret imuniteti i deputetit./Telegrafi/

Exit mobile version