OBRM-PDUKM thekson se vendimi i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale për të shfuqizuar vendimet për mbajtjen e referendumit kundër migrantëve në 12 komuna është jodemokrat dhe skandaloz, me të cilin ndalohen mbajtja e referendumeve dhe me këtë pengohet demokracia në vend.
“Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale është institucion nën kontroll të Zoran Zaevit, i cili sigurisht me urdhër duhet të pengojë dhe pamundësojë mbajtjen e referendumeve për ndërtimin e kampeve dhe banesave që qeveria i planifikon për emigrantët”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni,
Sipas kësaj partie, referendumi është qytetar dhe para se gjithash e drejtë e garantuar me Kushtetutë.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Gjykata Kushtetuese duhet menjëherë të hedh poshtë këtë vendim të Inspektoratit Shtetëror./Telegrafi/