OBRM-PDUKM përmes deputetit Vlatko Gjorçev ka hedhur një sërë akuzash ndaj LSDM opozitare se me vendimin e saj për ngrirjen e aktiviteteve të saj dhe mospjesëmarrjen në punimet e Kuvendit edhe më tej e thellon krizën politikë në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vlladimir Gjorçev, ka thënë se këto hapa të opozitës, vinë si pasojë e mungesës së ideve dhe si pasojë e politikës së tyre shkatërruese dhe frikës për t’u përballur me zgjedhje.
Sipas tij ky është një mekanizëm i partisë së Zaev për të kushtëzuar Gjykatën Kushtetuese dhe të ndikojë në punën e saj, praktikë kjo që sipas tij nuk është karakteristikë për vendet demokratike evropiane.
Ai ka thënë se mbetet të shihet nëse deputetët e LSDM do ti ngrijnë edhe rrogat dhe do të financohen nga të njëjtat burime financiare prej të cilave financohen edhe të ashtuquajturat organizata joqeveritare.
Ai në fund ka konstatuar se me thellimin e krizës humb popullata dhe shteti. Sipas tij LSDM gjithnjë e më tepër po fundoset në abis./Telegrafi/