Telegrafi

OBRM-PDUKM: Vendi është mbyllur, pushteti po keqpërdor gjendjen e jashtëzakonshme

Nga OBRM-PDUKM përmes një deklarate thonë se Maqedonia dhe qytetarët e saj paguajnë çmimin për paaftësinë dhe korrupsionin e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Vendi është i mbyllur, qeveria po abuzon me gjendjen e jashtëzakonshme dhe numri i vdekjeve dhe infeksioneve po rritet çdo ditë.

“LSDM është vonuar me masat ekonomike. Ekonomia është në minus. Masat janë aq jopopullore dhe të pa zbatueshme sa shumë biznesmenë vendosin të mbajnë vetë barrën e krizës.

Ndërsa të gjithë në rajon ndajnë deri 40 herë më shumë se Maqedonia për bizneset dhe qytetarët, qeveria e LSDM-së po rrit taksën e akcizës për karburantet.

Në vend që të japë, LSDM merr nga qytetarët,” thonë nga OBRRM-PDUKM.

Sipas tyre, masat shëndetësore nuk janë më të mira. Mjetet elementare mungojnë, protokollet nuk respektohen nga më të përgjegjshmit dhe ato janë të improvizuara me masat që rezultojnë në një rritje të vazhdueshme të numrit të qytetarëve të sëmurë dhe të vdekur./Telegrafi/