Telegrafi

OBRM-PDUKM vazhdon të thotë se Zaev i ka tradhëtuar qytetarët për Deklaratën e partive shqiptare

Edhe sot OBRM-PDUKM vazhdon me akuzat ndaj Zoran Zaev në lidhje me Deklaratën e partive shqiptare në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Zoran Zaev ka zgjedhur interesin e partive shqiptare dhe Deklaratës së Tiranës përballë interesit të qytetarëve maqedonas dhe interesit kombëtar maqedonas. Kjo ndodh me këtë parti, injoron interesat kombëtare për interesat e partive shqiptare.” shkruajnë nga OBRM-PDUKM.

Në këto akuza, LSDM ju është përgjigjur me thënien se partia e Gruevskit është mirë të pajtohet me realitetin se ajo do të jetë në opozitë. /Telegrafi/