Telegrafi

OBRM-PDUKM vazhdon që të kërkojë zgjedhje për dalje nga kriza

OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit ka vazhduar që të kërkojë zgjedhje me arsyetimin se dalja nga kriza politike kalon vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Me realizimin e deklaratës jokushtetuese të Tiranës Zaev e bën hapin e parë drejt federalizimit të vendit.” thonë nga partia e ish-kryeministrit Gruevski.

”Populli ndjehet i ofenduar dhe i tallur nga LSDM-ja e cila para zgjedhjeve premtonte plan për jetë kurse pas zgjedhjeve filloi me procesin e prishjes së Maqedonisë.” thonë gjithashtu nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/