OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj deklaratave të LSDM-së në lidhje me gjendjen e ushtarëve të ARM-së, për çështjen e veshmbathjes, duke e akuzuar LSDM-në se gjithnjë i ka nënçmuar ushtarët e ARM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas OBRM-së, LSDM-ja asnjëherë nuk i ka llogaritur pjesëtarët e ARM-së, as në kohën kur kanë qenë në pushtet, e as në kuvend kur është votuar për lehtësime për ushtarët.
OBRM-PDUKM-ja zotohet se do të vazhdojë të investojë në segmentin e sigurisë, në mënyrë parimore dhe pa politizime./Telegrafi/