Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një kumtese të lëshuar reagon ndaj konferencës për shtyp të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Urimi më i mirë për qytetarët për vitin 2019 që mund ta jepte Venko Filipçe sot do të jepte dorëheqje për shkak të paaftësisë së saj, shkatërrimit të sistemit shëndetësor dhe tenderët kriminal dhe furnizimin publike që ndodhën vitin e kaluar”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre Filipçe në vend të ndërtoj shëndetësi publike ai privatizon ndërsa qytetarët do të ballafaqohen me mungesën e ilaçeve në barnatore dhe se nuk ka Qendër të re klinike as renovim të spitaleve dhe nuk ka furnizim të pajisjeve mjekësore.
“E vetmja gjë që publiku do ta mbaj mend në vitin 2018 nga Venko Filipçe është përpjekja të ndajë tender prej 35 milion euro një firme fantome e hapur disa ditë para caktimit të procedurës për tender për furnizimin e regjentëve nga laboratorët”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Në fund, nga OBRM-PDUKM thonë se për këtë kartel kriminal në qeverisje në rend të parë është biznesi se sa shëndeti i qytetarëve./Telegrafi/