Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Urgjentisht të merren masa kundër drejtorit të gjimnazit të Kumanovës

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj publikimit të fotografive të turpshme të drejtorit të gjimnazit të Kumanovës, i cili është shantazhuar nga një person me profil të rrejshëm në Facebook, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përmbajtjet eksplicite janë me të vërtetë të habitshme dhe kërkojmë që urgjentisht masa urgjente të ndërmerren ndaj tij, pa marrë parasysh se ai është i emëruar nga kryetari i komunës i cili është pjesë e LSDM-së, Zoran Damjanovski”, reagojnë nga OBRM-PDUKM-ja.

Lexo po ashtu Shantazhohet drejtori i shkollës: Kërcënohet se do t’i publikohen fotografi të turpshme në Facebook (Foto)

Drejtori i gjimnazit “Goce Dellçev” nga Kumanova, G.D, publikisht tha se dikush po tenton t’ia prish reputacionin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version