Telegrafi

OBRM-PDUKM: Universiteti ”Damjan Gruev” do të rënojë monopolin e disa fakulteteve

OBRM-PDUKM-ja konsideron se me universitetin ”Damjan Gruev” do të rënohet monopoli i disa fakulteteve, do të rritet konkurenca në arsimin e lartë, si edhe do të zgjidhen problemet e një numri të madh studentësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti vlerëson se themelimi i këtij universiteti do të jetë përgjigje ndaj shumë problemeve që i kanë mijra studentë në fakultetet e deritanishme.

Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM-ja thotë se mbështetja shtetërore ndaj këtij universiteti është një garancë se universiteti do të jetë një konkurent cilësor, duke shtuar se Kuvendi me plotë legjitimitet dhe legalitet ka të drejtë që të sjellë vendimin definitiv, nëse do të themelohet ose jo, universiteti ”Damjan Gruev”./Telegrafi/