Sipas OBRM-PDUKM-së shkalla e papunësisë në Maqedoni me 22.9% në tremujorin e parë të këtij viti është rezultat i politikave të tyre ekonomike që kanë ndërmarrë në dhjetë vitet e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përderisa OBRM-PDUKM është e fokusuar në krijimin e një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët në vend, ministri Oliver Spasovski mban konferenca boshe me të cilat qytetarëve ju tregon paaftësinë për mirëmbajtjen e pronës shtetërore”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Nga kjo parti thonë se, dallimi mes tyre dhe LSDM-së është në atë që prioritet për ta është përmirësimi i jetës së qytetarëve, ndërsa për LSDM-në është të defokusojë qytetarët nga premtimet e bëre në zgjedhje./Telegrafi/