Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “Zoran Zaev e vodhi shtetin gjatë këtyre shteteve aq sa është në pushtet. Nuk ka biznes që nuk i është bërë haraç, nuk ka institucion ku nuk ka pasur tenderë milionësh”.
Nga kjo parti akuzojnë se Zaev liroi të dënuarit për vrasjen në Liqenin e Smillkovës ndërsa të tjetrin e la të arratiset kurse në burg gjenden njerëz të pafajshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për tre vite sundon regjim i vërtetë. Regjimi i Zoran Zaevit, diktatorit nga Murtino. Në kohën e të cilit është bërë kriminaliteti më i madh”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se për tre vite sundon regjimi i Zaevit dhe se gjatë këtyre viteve ka borxh prej 900 milionë eurove të reja, para që sipas kësaj partie, do t’i paguajnë fëmijët tanë./Telgerafi/